18.1 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Deklarata në OKB për Banjskën, dëshmi e pavullnetit të Vuçiqit për hetim të sulmit

- Advertisement -

“Integriteti i vetëm territorial që është shkelur është i Serbisë”.

Kjo ishte deklarata e presidentit serb Aleksandat Vuciq në OKB kur foli për sulmin në Banjskë.

Ai pasi mori disa shuplaka nga shtetet e mëdha që kërkuan që autorët e sulmit duhet të ndëshkohen, deklaroi se për të po bëhen hetime dhe se do të ngritet aktakuzë, por ai vazhdon të refuzojë se sulmi terrorist është kryer në një tjetër shtet.

E fakti që ai ka pretendime mbi territorin e Republikës së Kosovës nuk është qudi më për ish-ushtarakun, Hysen Gecaj.

Veçse sipas tij, kjo deklaratë është ndër më të pamaturat, teksa kërkon presion ndërkombëtar në mënyrë që Radoiçiq të marrë dënimin meritor.

Nga ana tjetër, njohësi i sigurisë Drizan Shala vlerëson se e vetmja mënyrë që drejtësia të vie në vend është ekstradimi i tij në Kosovë.

Ndër shumë kërkesat e Vuçiqit të enjten në Këshillin e Sigurimit ishte kthimi i një numri të caktuar të ushtarëve serbë në Kosovë, e cila zyrtarisht ishte refuzuar njëherë nga NATO.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit