16.3 C
New York
Friday, May 23, 2025

Buy now

Deklarata e Spahiut për ambasadorin Walker trazon rrjetin: Është i paaftë dhe pensionist

- Advertisement -

Një tjetër deklaratë kontradiktore e profesorit Nexhmedin Spahiu është shpërndarë në rrjetet sociale, disa ditë pasi një takim i i tij me kryediplomatin serb Marko Gjuriq trazoi opinionin publik në Kosovë.

Të enjten, në platformat sociale është shpërndarë një deklaratë e Spahiut për William Walkerin, ish-kreun e Misionit të OSBE-së, i cili gjatë luftës në Kosovë ekspozoi krimet kundër civilëve shqiptarë të kryera nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit.

Në këtë deklaratë të dhënë gjatë një debati televiziv në Radio Televizionin e Serbisë me Ivica Daçiqin, ish-ministrin e Jashtëm të Serbisë, Spahiu e quan “pensionist politik” dhe “të paaftë mendërisht” ish-ambasadorin Walker.

“Deklarata e William Wallkerit kur ishte në detyrë dhe tani kur është një pensionist i rëndomtë, mendoj se kjo nuk ka kuptim sepse njerëzit nuk pensionohen për diçka tjetër përveç për atë se i dobësohet aftësia shëndetësore dhe mentale, për këtë ata dalin në pension”, shprehej Daçiq derisa komentonte një deklaratë të Walkerit ku zotohej se do të punonte për “bashkimin e shqiptarëve.

“Domethënë, deklaratat e një pensionisti politik, janë plotësisht të parëndësishme. Ata janë vetëm për atë që dikush të manipulojë me ata”.

Spahiu nuk pajtohej me deklaratën e Walkerit.

Të ngjashme

Të fundit