13.1 C
New York
Friday, April 18, 2025

Buy now

Deklarata e Rashiq se është i hapur edhe për opozitën, Lulzim Peci: Ka treguar lidership, nuk është i nënshtruar

- Advertisement -

Ish-ambasadori, Lulzim Peci në emisionin “Click” të RTV21 ka komentuar deklaratën e Kryetarit të Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq i cili ka thënë se janë të gatshëm për bashkëpunim me Albin Kurtin për formimin e Qeverisë së re.

Sipas tij Rashiq në këtë deklarim ka treguar një lidership të jashtëzakonshëm.

Ish ambasadori Peci ndër të tjerash thotë për ministrin në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Rashiq se për të nuk ka qenë e lehtë të jetë ministër nga komuniti serb nga situata në të cilin sot është Kosova.

“Komunitetet jo shumicë normalisht që do të bashkëpunojnë me secilën parti në Kosovë, sepse ata i kanë interes për komunitete dhe në kuadër të kësaj mendoj që është edhe rasti i Rashiq-it. Rashiq në krejt këtë situatë për mendimin tim meriton një lavdatë se nuk ka qenë e lehtë të jetë ministër nga komuniti serb nga situatën çfarë kemi qenë deri më tani edhe në çfarë jemi. Mendoj që ka treguar një lidership të jashtëzakonshëm dhe nuk është i është nënshtruar”, tha Peci.

Të ngjashme

Të fundit