Lajme

Deklarata e Ramabajës për Asociacionin: Kemi të bëjmë me një autonomi të qeverisjes lokale

By GAZETA SCANNER 1

November 14, 2023

Sadri Ramabaja, analist dhe aktivist i LVV-së, ka komentuar sërish draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në Pressing të T7, Ramabaja ka bërë një deklaratë interesante. Duke e komentuar Asociacionit, ai ka vlerësuar se “kemi të bëjmë me një autonomi të qeverisjes lokale”.

Kemi përfundu te një marrëveshje më e mirë e mundshme, por që nuk do të thotë se nuk është autonomi. Kemi të bëjmë me një autonomi të qeverisjes lokale.” – deklaroi Ramabaja, transmeton Express.

Nuk është mirë që është kriju sepse e cenon unitetin e Republikës, e cenon edhe të drejtat e minoriteteve të tjera. Nuk është OJQ tipike, është një organizatë që pak a shumë qeveritare.” – shtoi ai.