Mikela dhe Erioni janë një ndër çiftet më të dashur për publikun të cilët e vazhduan njohjen e tyre edhe jashtë programit “Përputhen” aty ku nisi dhe njohja e tyre
Ndër çiftet e shumta të cilët dolën nga ky program Mikela dhe Erioni ditën ti rezistojnë kohës duke qënë gjithmonë në shoqërinë e njëri-tjetrit gati të pandarë në çdo event ku shiheshin bashkë. Para disa javësh u aludua se lidhja mes tyre kishte përfunduar por ata përgënjeshtruan lajmin duke bërë të ditur se janë bashkë.
Si duket kësaj lidhje i ka ardhur fundi dhe këtë na la të kuptojë Mikela me përgjigjen e saj. E pyetur nga ndjekësit në Insta Story se pse nuk është më me Erionin kohët e fundit përgjigja e saj ishte:
“Shumë pyetje mbi këtë temë… Nuk dua të flas, por fakti që s’na keni parë bashkë është një përgjigje”
Mesa duket edhe romanca e Mikelës dhe Erionin ka përfunduar për arsye që ajo nuk ka dashur të flasë më tej.