Mamaja e motrave të famshme Hadid, Yolanda është kritikuar së fundmi nga ndjekësit pasi njëra nga vajzat e saj, Bella zbuloi se bëri një ndërhyrje në hundë në moshën 14-vjeçare.
Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë kritikuar Hadid që ka lejuar fëmijët e saj të kryejnë ndërhyrje estetike në një moshë kaq të re. Ata madje e quajtën atë një nënë të keqe.
“Yolanda është një nënë e tmerrshme që e ka lënë vajzën e saj para adoleshencës të bëjë një operacion estetik”, shkruan një përdorues në Twitter.
Pak ditë më parë, Bella zbuloi për “Vogue” se ishte penduar për operacionin në hundë sepse përfaqësonte historinë e saj familjare. “Do të doja të kisha mbajtur hundën e të parëve të mi”. Bella foli gjithashtu për akuzat e tjera se ajo mund të ketë kryer ndërhyrje të tjera kirurgjikale duke i mohuar tërësisht ato.
“Jam shumë i sigurt që nuk dukesh njësoj tani si në moshën 13-vjeçare, apo jo?”, përfundoi ajo duke shuar përfundimisht zërat se ajo mund të ketë realizuar ndërhyrje të tjera në trupin e saj.