5.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Deklarata e Escobarit për komunikimin me Kurtin, Stano: Qëndrimet e BE-së përputhen me ato të SHBA-së

- Advertisement -

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka deklaruar se qëndrimet e Bashkimit Evropian përputhen pothuajse plotësisht me ato të SHBA-së kur flitet për Kosovën dhe zyrtarët e saj.

Në një konferencë për media, ai theksoi se BE-ja nuk komenton vërejtje individuale pasi u pyet rreth deklaratave të emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili një ditë më parë tha se SHBA-ja dhe BE-ja kanë problem në komunikim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Partnerët tanë e vlerësojnë situatën ashtu siç e shohin të arsyeshme. Mund të them vetëm në përgjithësi se, kur bëhet fjalë për Kosovën dhe sjelljen e administratës aktuale në Prishtinë, pikëpamjet tona dhe partnerëve tanë amerikanë pothuajse përputhen 100 për qind”, tha Stano.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit