Gjatë ditës së sotme, në sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, anëtari i delegacionit të Ukrainës, Oleksii Goncharenko, ka mbajtur një fjalim ku ka deklaruar se Kosova është pjesë e Evropës.
Rreth fjalimit të Goncharenko, ka reaguar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila fjalimin e tij, e ka cilësuar si fjalim të fuqishëm, shkruan lajmi.net.
Po ashtu, Osmani ka thënë se, Kosova dhe Ukraina qëndrojnë në anën e lirisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut.
“Kosova është Evropë! Një fjalim i fuqishëm nga deputeti Goncharenko mbi të drejtën e Kosovës për t’u ulur në mesin e evropianëve në Këshillin e Evropës. Kosova dhe Ukraina qëndrojnë në anën e lirisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut”, ka thënë Osmani.