10.9 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Deklarata e çuditshme e Kurtit për Prizrenin dhe Tetovën, Çitaku: Kryeministër, a je mirë?!

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti derisa po qëndron në një vizitë në Maqedoninë e Veriut, vizitoi edhe fshatra të Tetovës.

Nga atje, shefi i Qeverisë së Kosovës foli për një projekt rrugor që do të lidhë Prizrenin e Tetovën përmes një tuneli të gjatë gjashtë kilometra.

Dhe pikërisht derisa po fliste për këto dy qytetare, kryeministri dha një deklaratë të çuditshme.

Në qiell duket sikur Prizreni dhe Tetova kanë qenë një qytet, por kur i ka sjellë Zoti në Tokë, e Malet e Sharrit i ka ndarë, i ka bërë dy qytete, Prizrenin e Tetovën.” – deklaroi ai.

Në lidhje me ketë deklaratë ka reaguar nënëkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.

Edhe Çitaku e ka vlerësuar si deklaratë të çuditshme.

Në qiell tha kanë qenë bashkë (Prizreni dhe Tetova ) po Toka i ka nda.

Këtu ska as metaforë, as simbolikë, as asgjë përveç delir dhe patetikë”, ka shkruar Çitaku.

Tutje, ajo e ka një pyetje retorike për kryeministrin Kurti.

Kryeministër, a je mirë?!- ka shkruar ajo.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit