12 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Deklarata e Azem Vllasit për “gabimin” e Kurtit në dialog bën jehonë në Serbi

- Advertisement -

Azem Vllasi, ish-funksionar i lartë në kohën e ish-Jugosllavisë socialiste, ditë më parë komentoi procesin e dialogut në Bruksel.

Më saktë, Vllasi foli rreth mungesës së një takimi në mes Albin Kurtit, kryeministër i Kosovës, dhe Aleksandar Vuçiqit, president i Serbisë.

Vllasi tha se Kurti ka gabuar që nuk u takua me Vuçiqin.

“Kurti ka gabuar që nuk është takuar me Vuçiqin, sepse nga Borrell u tha se pala kosovare nuk ishte e gatshme. Dialogu ka kuptim vetëm nëse është për normalizimin e raporteve dhe nëse përfundon me një marrëveshje dhe nuk ka marrëveshje finale pa njohje reciproke” – tha ditë më parë Vllasi në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë 1.

Kjo deklaratë e tij ka bërë jehonë në mediet në Serbi. Madje, mediumi i njohur opozitar serb “Danas”, ka publikuar një shkrim të gjatë se pse Vllasi ka të drejtë në këtë deklaratë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit