Dimal Basha, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje deklaratën e emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar se “1.5 milion banorë nuk mund të ndryshojnë taktikat e komunitetit euro-atlantik”, e ka lidhur me opozitën.
Duke iu referuar regjistrimit të popullsisë të vitit 2011, Basha ka thënë se “nëse me Kurtin janë 1.5 milionë, atëherë me opozitën janë 280 mijë”.
Për këtë ai ironizon se opozita nuk e kalon pragun, duke ironizuar më tej se “do të iu mungojnë”.
”Escobari paska thanë, s’munden 1.5 milion banorë s’mujn t’i ndryshojnë taktikat e komunitetit euro-atlantik! M’i paska shashtris opozitën! Kosova 1.78 milionë banorë, tash paska thanë 1.5 milion me Albinin, e veç 280 mijë me opozitën! Mësvet, as pragun se kalojnë! Do të na mungon”, ka thënë Basha