13.7 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Dekani i Fakultetit Juridik: Enver Hasani ka gënjyer, unë kam doktoruar në Romë

- Advertisement -
Avni Puka, Dekani i Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës,  i është kundërpërgjigjur Profesorit të së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare Enver Hasani, i cili e denoncoi se “ka mashtruar” kur ka njoftuar se ka kryer doktoratë në Itali në Universitetin “La Sapienza”.

Puka ka dërguar një diplomë që thotë se është e Doktoratës në Universitetin e Romës, që ka thënë se e ka mbrojtur publikisht me 21 shtator 2017, raporton Express.

Puka ka thënë se akuza e Hasanit “përbën shpifje të rëndë, përhapje të thashethemeve e gënjeshtrave në publik, vetëm me qëllim që të dëmtojë imazhin, reputacionin dhe autoritetin tim personal e profesional, dhe imazhin e institucionit, përkatësisht Fakultetit Juridik dhe vetë UP-së.”

Ai ka paralajmëruar se do t’i ndjek rrugët ligjore për këtë rast.

“I siguroj të gjithë kolegët, studentët dhe opinion me gjerë se të gjitha këto pretendime, shpifje, e përhapje të lajmeve të pavërteta, janë pjesë e trajtimit në procedura dhe mekanizma institucional, dhe deri në fund do të shfrytëzohet çdo mjet i lejueshëm ligjor. Me zbardhjen e të vërtetës, do të sqarohen edhe arsyet e motivet e sulmeve të tilla, kaq të ulta!

Për shkak të natyrës se këtyre çështjeve, dhe domosdoshmërisë që këto të trajtohen e konfirmohen nga mekanizmat institucional ligjor kompetentë, do të njoftohëni me kohë për vendimet e tyre, edhe nga ana ime.  Deri atëherë vetëm mund të ju siguroj, se asnjë formë e shantazhit publik nuk do të na zmbrapsë nga reformat dhe luftimi i dukurive negative në Fakultetin Juridik”, ka thënë Puka në reagimin e tij.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit