Dejona Mihali, koordinatore në Lëvizjen Vetëvendosje, ka sulmuar në ditën e protestës kundër Gjykatës Speciale, Hashim Thaçin ish-President i Kosovës.
Ajo duke marrē shkas nga themelimi i Gjykatës Speciale nga Kuvendi i Kosovës, ka thënë se ai duhet të kërkoj falje
Sot Nevenka Tromp ish-hetuesja e Millosheviq, që e spjegoi se themelimi i Gjykatës Speciale ishte vendim i drejt, pasi Kosova besonte në drejtësi dhe në luftën e vet. Ndërsa padrejtësitë që po bëhen atje, tash pas pesë viteve, duhet të kundërshtohen.
Postimi i Dejona Mihalit:
Çdo ditë është një ditë e mirë për të kërkuar një falje të madhe për ata që e miratuan Gjykatën Speciale.
Çdo ditë është ditë e humbur për këdo që këto 10 vite zgjohet e flen me këtë barrë të madhe mëkati ndaj popullit shqiptar pa kërkuar falje.
Ish Presidenti, ish kryeministri, ish ministrat, ish ministri i drejtësisë, ish deputetët e PDK, LDK e plot prej tyre edhe deputetë aktual.
Edhe ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, anëtarët e gjykatës kushtetuese që e aprovuan ndryshimin e kushtetutës enkas për Gjykatën Speciale në Hagë.
Edhe sot është një ditë e mirë për të kërkuar falje. Para 5 ditëve u bënë 10 vite nga dita e votimit dhe e protestës ku munguan të gjithë ata që e votuan dhe e dëmtuan kaq rëndë vendin.
UÇK po gjykohet padrejtësisht në Hagë nga dora e ngritur e atyre që sot nuk kanë kurajo të kërkojnë as falje.