16.1 C
New York
Monday, May 5, 2025

Buy now

Dejona Mihali starton kampanjën kundër Adriatik Kelmendit, pason nga Mef Bajqinovci

- Advertisement -

Pas letrës së kryetarit të VV’së, Albin Kurti për Abdixhikun e LDK’së, pati reagime të shumta. Njër ndër ta ishte edhe gazetari Adriatik Kelmendi.

Përmes një reagimi ironizues në Facebook, Kelmendi shkroi: Albin Kurti sërish letër Lumir Abdixhikut: Ndihmomë, si vlla!

Ky reagim, “i kushtoi” gazetarit Kelmendi, pasi nga VV nisën kampanjën ndaj tij.

Ishte “masha e VV’së”, Dejona Mihali, e cila shkroi se “po vihet re një fenomen i ri në publik këto ditë: sa herë i referohet dikush LDK-së me ndonjë kërkesë politike, i pari përgjigjet Adriatik Kelmendi i Devollëve.”

Mihali shprehet më tej se “miqtë e Adriatikut nuk po lënë vend pa thënë se Devollt duan ta kandidojnë për kryetar komune z. Kelmendi”. Ajo nënvizon se ndonëse dikush mund të mendojë se e kanë fjalën për Pejën, “jo – Devollt duan ta kandidojnë për Prishtinën”, dhe shton se “ende nuk e kanë gjetur saktë partinë” ose “nuk e kanë të qartë nëse duan përfundimisht Adriatikun apo Uran Ismajlin”.

Pas reagimit të Dejona Mihalit, s’kishte si të mungonte Mefi i VV’së.

Ai flet për ‘siklet’, por nuk specifikon për kë.

“Prej analista u bënë psikanalista. Jo po çka ka mendu ai kur e ka thënë këtë. Gjithologa. Nuk ka nevojë ju për kaq siklet ose tregonani pse keni siklet?!”, shkroi Mefi i VV’së në Facebook.

Të ngjashme

Të fundit