Sipas saj, 5 nga 7 anëtarët e Gjykatës janë zgjedhur në vitin 2018 nga koalicioni PAN dhe Lista Serbe, gjë që, sipas Mihalit, ndikon drejtpërdrejt në vendimmarrje. Ajo ka përmendur me emra gjyqtarët dhe sponsorizimet e tyre të dikurshme.
Mihali ka akuzuar Gjykatën Kushtetuese se po tenton t’i marrë Lëvizjes Vetëvendosje! të drejtën për të propozuar kryetarin e Kuvendit, duke kujtuar se në të kaluarën kjo e drejtë i është njohur fituesit të zgjedhjeve kur ishte PDK, edhe pse me vetëm 27% të votave.