32.5 C
New York
Wednesday, June 25, 2025

Buy now

Dejona Mihaili kritikon deputetët e PDK-së, LDK-së e AAK-së: Përgatiten, zbukurohen, parfumosen, hipin në vetura e shkojnë në Kuvend dhe nuk votojnë

- Advertisement -

Dejona Mihaili kritikon deputetët e PDK-së, LDK-së e AAK-së që përgatiten, zbukurohen, parfumosen, hipin në vetura e shkojnë në Kuvend dhe nuk votojnë

Zyrtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihaili, ka befasuar me një përshkrim të pazakontë të rutinës së deputetëve të ish opozitës në Kuvendin e Kosovës.

“Sot, si çdo dy ditë, deputetët e PDK-së, LDK-së e AAK-së zgjohen, përgatiten, zbukurohen, parfumosen, hipin në vetura, vijnë në ndërtesën e Kuvendit, hyjnë në sallë dhe… rrinë pa lëvizur”, ka shkruar Mihaili.

Ajo ka ngritur edhe një pyetje: “A di kush çfarë do të thotë kjo për psiqikën e njeriut?” ndërsa sipas saj VV nuk e ka asnjë faj për këtë bllokadë.

Mihaili njihet për deklarata të çuditshme dhe thumbuese ndaj partive tjera sikur ky përshkrimi ironik.

Të ngjashme

Të fundit