Arbnore Salihu, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës, ka marrë fjalën në seancën e sotme duke kërkuar nga kryesuesi Avni Dehari që mos ta shkelin Kushtetutën.
Ky i fundit megjithatë, ia ndali mikrofonin.
“Kryesues edhe në këtë seancë po ju bëjmë thirrje mos e shkelni Kushtetutën, kthehuni te rendi i ditës” – tha Salihu, transmeton Nacionale.
Këtu ndërhyu Dehari, duke u shprehur: “Ta ndërpres mikroofnin. Vetëm për punë propozime”.
Më pas, bashkëkryesuesja e seancës konstituive, Sala Jashari po ashtu bëri thirrje që mos të shkelet Kushtetuta, duke u shprehur se janë në pyetje qytetarët e jo politika.
“Ju më herët thatë që shumë e rëndësishme Kushtetuta, pse jeni tu e shkelë, shumë e papranueshme, mos e lejoni ju lutem, janë qytetarët në pyetje, jo politika” – tha ajo.