8.2 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

“Dëgjo shoku Haqi” – Përplasen ashpër Berisha i PDK-së e Abazi i VV-së

- Advertisement -

Debat i ashpër është zhvilluar mes deputetit të PDK-së, Hisen Berisha dhe atij të VV-së, Haki Abazi.

Ky i fundit, iu drejtua Berishës si “zoti Rexhepi”, pasi që sipas tij ai e ka ndryshuar edhe identitetin e tij.

Madje i tha se ka ndërruar vazhdimisht parti dhe se nuk ka kredibilitet të flasë për anjë proces, e sidomos personalisht për të.

E kjo shkaktoi reagimin e deputetit Berisha.

“Dëgjo shoku Haqi. Jam Hisen Berisha dhe kam identitet. Jam verifikuar në të gjitha trajtat dhe format. Sa këm dëgju, jam i vetmi që e kam certifikatën e sigurisë më të lartë. Ti shoku Haqi dhe soji yt bëni kujdes dhe mos i jepni zor. Se nuk keni me fitu kurgjo prej Serbisë. Në kohën e mbretërisë serbe, një kësi bashkëpunëtori që ka fol me këtë gjuhë ka fitu një varr në Beograd, ashtu si në kohën e Millosheviqit. Ne si veteranë, këtë vend kemi me e mbrojt në tana format”, tha Berisha.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit