8.7 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Dega e PDK-së në Drenas përgatitet për zgjedhjet parlamentare

- Advertisement -

Shtabi Zgjedhor i degës së PDK-së në Drenas u zgjodh njëzëri. Në përbërje ka emra të njohur ndërsa listës i prinë Ramiz Lladrovci ndërsa pjesë e saj janë edhe Ferat Shala, Fadil Demaku, Sejdi Hoxha, Labinot Halilaj etj.

Postimi i Ramiz Lladrovcit:

Dega e PDK-së në Drenas të bashkuar si asnjëherë më parë!

Në mbledhjen e kryesisë së Degës, strukturave dhe nëndegëve, në pajtim me Statutin e PDK-së, trajtuam katër pika të rendit të ditës.

Njëzëri, të gjitha propozimet nga listat u aprovuan, pa asnjë votë kundër e asnjë abstenim. U themelua Shtabi zgjedhor i Degës, u themeluan shtabet e nëndegëve dhe emëruan koordinatorët nga dega për nëndegë.

Shtabi Zgjedhor i degës së PDK-së që u zgjodh njëzëri, në mbledhjen e strukturave të Degës së PDK-së, ka këtë përbërje:

Ramiz Lladrovci, Shef i Shtabit;
Milaim Hajdari, Zv/Shef i Shtabit;
Laurita Muhadri, Udhëheqës i Sektorit për Agjendë dhe Organizimin e Takimeve;
Muhamet Gjoka, Udhëheqës i Sektorit për Koordinim elektoral dhe shtabe të nëndegëve ;
Laureta Thaqi, Udhëheqës i Sektorit për Media;
Erlind Krasniqi, Udhëheqës i Sektorit për Rrjete Sociale;
Ferat Shala, Udhëheqës i Sektorit për Koordinim me Zyrtarët e Institucioneve;
Fadil Demaku, Udhëheqës i Sektorit për Koordinim me grupet e interesit (bizneset, sindikatat, komuniteti fetar;
Petrit Sinani, Udhëheqës i Sektorit për Financa;
Arben Shala, Udhëheqës i Sektorit për Komisionerë dhe Vëzhgues;
Sejdi Hoxha, Udhëheqës i Sektorit për Trajnim;
Bekim Lestrani, Udhëheqës i Sektorit për Ankesa;
Lumnie Krapi, Udhëheqëse e Sektorit për Koordinim të Gruas;
Dion Hajdari, Udhëheqës i Sektorit për Koordinim të Rinisë;
Petrit Hajdari, Udhëheqës i Sektorit për Koordinim me Diasporë;
Petrit Gashi, Udhëheqës i Sektorit për koordinim me organizatat e dala nga UÇK;
Haxhi Xhemajli, Udhëheqës i Sektorit për Logjistikë.

Ndërsa anëtarë të Shtabit (sipas rendit alfabetik), janë:

Agnesë Bucolli; Albulena Saliuku; Anita Avdullahu; Arian Krasniqi; Arigon Sinani; Arsim Haxhiu; Aurora Berisha; Avni Gjoka; Besian Murtezaj; Blerina Gashi; Bujar Dervishi; Driton Pecani; Endrit Gllareva; Enkela Dema; Fatmir Baliu; Fejzi Kiqina; Gani Krasniqi; Hamit Haxhiu; Hamit Kastrati; Kimete Qorri; Kosovare Karaxha; Kushtrim Bajraktari; Labinot Halilaj; Malsore Cakiqi; Manushaqe Mulaku; Mirlinda Dvorani; Nazmi Hasi; Nexhmedin Gruda; Përparim Shala; Qëndrim Mulaj; Selman Qallapeku; Shiqiri Bujupi; Valentina Leku-Gashi; Zeqir Hasi.

Në mbledhje ishin të pranishëm anëtarët e Kryesisë së degës dhe nëndegëve, me arsye munguan disa anëtarë kryesie dhe kryetarë të nëndegëve.

Ky votim unanim në Drenas, është mesazhi ynë për zgjedhjet nacionale, është hapi ynë i parë drejt fitores.

Më 9 shkurt, Bedri Hamza është zgjedhja jonë, është rikthim i Kosovës në gjirin e miqve, me raporte të shkëlqyera me Shqipërinë, Amerikën dhe BE-në.

Organizimi ynë për fitore i dedikohet edhe udhëheqësve tanë, heronjve tanë, Hashimit, Kadriut, Jakupit dhe të tjerëve që do ta kenë përkrahjen e plotë të shtetit.

Faleminderoj të gjithë aktivistët e simpatizantët dhe përkrahësit pa dallim, duke i siguruar se uniteti ynë, si asnjëherë më parë, është dëshmi për fitoren e PDK-së me Bedri Hamzën kryeministër.

Gjatë debatit, në pikën e rendit të ditës të ndryshme, vlerësova përkushtimin e secilit, duke theksuar se çdo votë e sjell fitoren.

Po ashtu, bëra ftesë për plotësim të propozimeve apo ndryshimeve për përbërjen e shtabeve në nëndegë, si dhe i ftova nëse dikush dëshiron të kandidojë për zgjedhjet nacionale. Bastioni i PDK-së, ka unitet dhe i inkurajova se kandidatët për deputetë të degës tonë, do ta kenë përkrahjen maksimale.

Fitorja është fjala jonë!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit