Transporti për qytetarët të cilët e kanë vendvotimin në komunës e Drenasit, por jetojnë jashtë kësaj komune, Dega e PDK-së në Drenas ofron transport deri te vendvotimi dhe anasjelltas.
Këtë e ka bërë të ditur, Shefi i Shtabit zgjedhor, njëherësh kryetar i Degës së kësaj partie në Drenas, Ramiz Lladrovci.
Ja postimi i tij:
Njoftim
Dega e PDK-së në Drenas, njofton të gjithë qytetarët të cilët votojnë në vendvotimet e Komunës së Drenasit, por, jetojnë jashtë komunës së Drenasit, do të organizohet transporti për votuesit në ditën e votimit, më 9 shkurt 2025.
Kërkesën për transport nga vendbanimi deri në vendvotim në komunën e Drenasit dhe anasjelltas, mund ta bëni deri më 8 shkurt, ora 16:00, në faqen e Facebook, në profilin PDK-Dega në Drenas, https://www.facebook.com/share/17sxLv1esK/?mibextid=LQQJ4d apo në mailin: [email protected]
Ramiz Lladrovci
Shef i Shtabit zgjedhor, PDK dega Drenas
https://www.facebook.com/share/p/18hQz5viZk/?mibextid=WC7FNe