27.2 C
New York
Wednesday, July 23, 2025

Buy now

Dega e PDK-së në Dragash nominon, Shaban Shabanin në garën për të parin e qytetit

- Advertisement -

Sot, dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Dragash mbajti mbledhjen e rregullt, ku u diskutua për përgatitjet rreth zgjedhjeve lokale që do të mbahet me 12 tetor.

Sipas njoftimit në rrjetin social në Facebook, strukturat e degës së PDK-së që të nominojnë Shaban Shabanin si kandidat për kryetar të Komunës së Dragashit.

Postimi i plotë:

Sot, dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Dragash mbajti mbledhjen e rregullt, ku u diskutua për përgatitjet rreth zgjedhjeve lokale që na presin.

Me unanimitet të plotë, strukturat e degës vendosën që të nominojnë z. Shaban Shabanin si kandidat për kryetar të Komunës së Dragashit.

Ky vendim është rezultat i besimit dhe vlerësimit të lartë që z. Shabani gëzon brenda partisë dhe në mesin e qytetarëve, për përkushtimin e tij të vazhdueshëm në shërbim të interesave të komunës sonë.

Të ngjashme

Të fundit