1.5 C
New York
Tuesday, November 11, 2025

Buy now

Dega e PDK-së në Baden-Württemberg thirrje PDK: Mos heshtni përballë vjedhjes industriale në Mitrovicë

- Advertisement -

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Baden-Württemberg, Gjermani, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Mitrovicë, duke i bërë thirrje udhëheqjes qendrore të PDK-së që të mos heshtë përballë, siç e kanë quajtur, “vjedhjes industriale” të votave nga partia në pushtet.

Në njoftimin e publikuar nga kjo degë, kërkohet që kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, sekretarja e përgjithshme, Vlora Çitaku, si dhe deputetët e zgjedhur nga radhët e partisë, të reagojnë publikisht dhe të ndërmarrin veprime konkrete ligjore.

“I bëjmë thirrje Kryetarit të PDK-së, z. Memli Krasniqi, Sekretares së Përgjithshme, znj. Vlora Çitaku, si dhe të gjithë deputetëve të zgjedhur nga radhët e PDK-së që të mos heshtin përballë vjedhjes industriale që ka ndodhur në Mitrovicë nga partia në pushtet. Kërkojmë nga ju që të ngritni zërin publikisht, përmes mediave, para prokurorisë dhe organeve përgjegjëse për mbarëvajtjen e zgjedhjeve,” thuhet në reagim.

 

Kryesia e degës në Baden-Württemberg ka paralajmëruar se heshtja ndaj kësaj situate do të ishte e rrezikshme për të ardhmen politike të partisë.

“Mos lejoni që në Mitrovicë të përsëritet ajo që ndodhi me votën e PDK-së nga mërgata. Nëse heshtni ndaj kësaj situate, dikur mund të jetë vonë për të gjithë,” përfundon reagimi.

Të ngjashme

Të fundit