10.9 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Deficiti buxhetor i Rusisë arrin afër 44 miliardë dollarë në çerekun e parë të 2023-ës

- Advertisement -

Deficiti në buxhetin shtetëror të Rusisë për çerekun e parë të vitit 2023 ka arritur në 43.8 miliardë dollarë.

Kështu thonë të dhënat e publikuara nga Ministria e Financave e Rusisë, në kohën kur Moska vazhdon të shpenzojë me ngurrim, dhe kur të ardhurat nga shitja e produkteve energjetike kanë shënuar rënie të ndjeshme, raporton Reuters.

Në periudhën e njëjtë të vitit të shkuar, Rusia kishte një suficit prej 14.4 miliardë, por që kostot e luftës në Ukrainë dhe sanksionet e Perëndimit për gaz dhe naftë i kanë shkaktuar goditje të rënda.

Në katër muajt e parë të vitit deficiti ka qenë 17 përqind më i lartë sesa projeksionet qeveriste. Krahasuar me vitin 2022, shpenzimet shënuan rritje për 26.3 përqind, kurse të hyrat ranë për 22.4 përqind.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit