20.4 C
New York
Thursday, August 7, 2025

Buy now

Deficit tregtar, rritje e mbitërheqjeve bankare: Kajtazi nxjerr shifrat e frikshme janar-korrik 2025

- Advertisement -

Eksperti financiar Kushtrim Ajvazi ka hedhur dritë mbi gjendjen e brishtë të ekonomisë së Kosovës gjatë periudhës janar–korrik 2025. Ajo që qeveria e quan “zhvillim ekonomik”, Ajvazi e përshkruan si një rrëshqitje ekonomike, të mbështetur në të dhëna konkrete.

Ajvazi tregoi se eksportet e Kosovës janë zvogëluar me 9.6 milionë euro, ndërsa importet janë rritur në mënyrë drastike me 516 milionë euro.

Importet nga Serbia po vazhdojnë rritjen eksponenciale, me 71.7 milionë euro më shumë, ku vetëm në tre muajt e fundit janë importuar mallra në vlerë 35 milionë euro.

Rritje nxori të dhëna shqetësuese edhe në importin e energjisë elektrike, me +120 milionë euro para që janë derdhur jashtë vendit.

“Zhvillimi” ekonomik i Kosovës Janar–Korrik 2025 vs 2024:

– Eksportet u zvogëluan me 9.6 milion €, ndërsa

– Importet u rritën me +516 milion €

Vetëm nga Serbia importuam +71.7 milion € më shumë, prej të cilave 35 milion € në vetëm 3 muajt e fundit.

Importi i energjisë elektrike u rrit me +120 milion € – para që dolën jashtë vendit!” – shkroi Ajvazi.

Ajvazi shpalosi edhe një sërë statistikash tjera negative si mbitërheqjet bankare në ekonomi familjare dhe biznese.

“Ekonomitë familjare:

– Kreditë u rritën me +272 milion €

– Mbiterheqjet bankare u rritën me +20%

Bizneset:

– Kreditë u rritën me +340 milion €

– Mbiterheqjet bankare u rritën me +17%

E thënë thjesht:

Populli e bizneset po marrin më shumë borxh në banka, importon më shumë nga jashtë, eksporton më pak, dhe po varfërohet më shumë.

Kur rritet borxhi dhe ulen eksportet, kjo nuk quhet zhvillim ekonomik – quhet rrëshqitje ekonomike.”

Të ngjashme

Të fundit