Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka vlerësuar lartë ushtarët e FSK-së për ushtrimin “Defender Europe 2025”
“Ky ushtrim është dëshmi se Kosova është e përkushtuar, e aftë dhe e gatshme të qëndrojë krah për krah me SHBA-në dhe NATO-n.
FSK është krenaria jonë, Aleanca është forca jonë! E ardhmja jonë është euroatlantike!”, shkroi mes tjerash Osmani.
Postimi i plotë:
Sot në Babaj të Bokës, në zemër të DEFENDER Europe 2025, ndjeva krenarinë që vetëm ushtria e Kosovës mund ta japë.
Si Komandante Supreme, pata nderin t’i falenderoj dhe përgëzoj forcat tona për rezultatin e arritur, si dhe aleatët tanë të pathyeshëm, sidomos Divizionin e 28-të të Ushtrisë Amerikane, i cili po e drejton këtë ushtrim historik.
Ky ushtrim është dëshmi se Kosova është e përkushtuar, e aftë dhe e gatshme të qëndrojë krah për krah me SHBA-në dhe NATO-n.
FSK është krenaria jonë, Aleanca është forca jonë! E ardhmja jonë është euroatlantike!