21.3 C
New York
Thursday, June 5, 2025

Buy now

Defender 2025, Ambasada e SHBA-së: Ushtrimi demonstron fuqinë e partneritetit SHBA-FSK dhe aleatët e NATO’s

- Advertisement -

E Ngarkuara me Punë në ambasadën amerikane në Kosovë, Anu Prattipati, bashkë me Komandantin e Divizionit të 28-të të Këmbësorisë, gjeneralmajor Michael Wegscheider, si dhe komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneralmajor Stephen Osborn, u bashkuan me udhëheqësit e Kosovës sot në Babaj të Bokës në stërvitjet “Defender Europe 2025.

Ambasada amerikane tha se stërvitja demonstron “forcën e partneritetit të SHBA-së me Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe aleatët e NATO-s”.

 

 

“Për herë të parë, Kosova është duke pritur një shtab në nivel divizioni, me 180 pjesëtarë nga Divizioni i 28-të i Këmbësorisë, pjesë e Gardës Kombëtare të Ushtrisë së Pensilvanisë, të cilët komandojnë katër brigada shumëkombëshe. DEFENDER 25 demonstron aftësinë e Ushtrisë Amerikane për t’u dislokuar me shpejtësi dhe për të operuar krah për krah me aleatët nga Arktiku deri në Detin Mesdhe dhe Detin e Zi, duke treguar përkushtimin e SHBA-së ndaj NATO-s dhe fuqinë e partneritetit”, ka shkruar ambasada.

Po ashtu, ambasada e SHBA-së tha se roli i Kosovës në sigurinë rajonale dhe globale është në rritje.

 

 

“Mbi 960 trupa të FSK-së po stërviten së bashku me SHBA-në dhe forcat partnere në të gjithë Evropën, duke theksuar rolin në rritje të Kosovës në sigurinë rajonale dhe globale.

Të ngjashme

Të fundit