Një video e publikuar në TikTok, ku shihet Blerina, motra e Gjestit, duke qarë teksa dëgjon këngën e re të vëllait, ka prekur mijëra ndjekës.
Projekti muzikor është një dedikim i ndjerë për vëllanë e tyre, Eldionin, i cili humbi jetën tragjikisht në shtator të vitit të kaluar.
Reagimi i saj ka nxitur qindra komente ngushëllimi, ndërsa fansat e kanë vlerësuar Gjestin për mënyrën se si zgjodhi ta përjetësojë kujtimin e vëllait përmes muzikës.






