Home Lajme Dedaj: Tradhtia në vilën e Titos, Vjosa dhe Albini janë mashtrues, të japin dorëheqje

Dedaj: Tradhtia në vilën e Titos, Vjosa dhe Albini janë mashtrues, të japin dorëheqje

0
Dedaj: Tradhtia në vilën e Titos, Vjosa dhe Albini janë mashtrues, të japin dorëheqje

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, e ka quajtur tradhti nga ana e kryeministrit Albin Kurti, arritjen e marrëveshjes me Serbinë mbrëmë në Ohër.

Ai ka thënë se kërkimfalja dhe dorëheqja e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit janë më e pakta që duhet të ndodhë.

“TRADHTIA NË VILEN E JOSIP BROZ TITOS! Vjosa si përqarëse renegate dhe Albini si mashtrues kuisling, sollen më shumë se Zajednicen në Kosovë! Kërkimfalja dhe dorëheqja është më e pakta, por kjo vlenë për politikanët të cilë do kishin moral dhe dinjitet, me gjasë nuk vlenë për Vjosen dhe Albinin, te cilëve ju mungon edhe morali edhe dinjiteti, këta shkelen premtimet e tyre dhe çdo parim, si dhe mbi gjakun e dëshmorve, të martirëve të lirisë dhe të protestuesve të tyre të vrarë duke e kundërshtuar Zajednicen! Turp!”, ka shkruar Dedaj në Facebook.

Exit mobile version