Në medie është raportuar të mërkurën se është ngritur aktakuzë ndaj ish-ambasadorit të Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, për kërrcënimet që ky i fundit dyshohet t’i ketë bërë ndaj Presidentes Osmani.
Dedaj ka thënë se ky është keqperdorim i pushtetit për të përndjekur kundërshtarët politik.
“Keqëpërdorimi i pushtetit, për të përndjekur kundërshtarët politik, është KRIM! Poshtë shpifjet, linçimet, diskriminimi, shantazhimi dhe përndjekjet politike stalinisto bolshevike në Kosovë, mbi baza politike, ideoligjike, gjinore, rajonale, partiake, etnike dhe fetare!”, ka shkruar Dedaj në Facebook.