0.2 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

Dedaj për mbledhjen e dy Qeverive: U bë për fushatë paraelektorale nga regjimi i Kurtit

- Advertisement -

Ish-ambasador i Kosovës në Maqedoni të Veriut, Gjergj Dedaj ka thënë se mbledhja e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut e mbajtur sot në Prishtinë është bërë në kuadër të fushatës paraelektorale të kryeministrit, Albin Kurti dhe nuk kishte asgjë spektakolare.

Ai tha se në këtë mbledhje nuk janë diskutuar shumë tema të prekshme dhe të rëndësishme për qytetarët.

“Nuk është asgjë spektakulare, është pak a shumë në kuadër të fushatës paraelektorale të regjimit Kurti, regjimit në ikje. Nuk shoh që janë diskutuar tema të prekshme, të rëndësishme, sensitive dhe të dobishme për qytetarët… Nuk është bërë asgjë e re me shifra, diçka konkrete përveç se në mënyrë sipërfaqësore dhe kjo nuk mjafton”, ka thënë ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Ai tha se në këtë mbledhje është dashur që të diskutohen më tepër dy tema të rëndësishme: çështja e gjuhës shqipe dhe arrestimi i ish-ushtarëve të UÇK-së.

“Në radhë të parë është dashur të diskutohet çështja e gjuhës shqipe dhe respektimi në plotësi i marrëveshjes së Ohrit të vitit 2001… Çështja tjetër që është dashur që të diskutohet është arrestimi i ish-ushtarëve të UÇK-së…Përgjigjja e kryeministrit të Maqedonisë për këtë çështje ishte djallëzore, neokomuniste sepse pjesëtarët e UÇK-së nuk i kanë shkelur ligjet e Maqedonisë së Veriut, por në bazë të fletarresteve që i ka Serbia që më pas me pas mundësi më i ekstradu nga Maqedonia në Serbi”, ka deklaruar ai.

Sot në Prishtinë është mbajtur takimi në mes të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut, ku edhe janë nënshkruar tri marrëveshje bashkëpunimi.

Qeveritë kanë nënshkruar marrëveshje në fushën e energjisë, atë të arsimit, dhe për lehtësimin e lëvizjes së lirë.

Kryeministri, Albin Kurti ka thënë se zbatimi i këtyre marrëveshjeve do të nisë nga janari i vitit 2025.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit