26.5 C
New York
Sunday, July 6, 2025

Buy now

Dedaj: Opozita ka të drejtë të jetë e frustruar, Kurti duhet të largohet sa më shpejt

- Advertisement -

Gjergj Dedaj, ish-ambasador në Maqedoninë e Veriut, ka komentuar deklaratat e fundit të Enver Hoxhajt nga PDK, i cili tha se nuk është kategorikisht kundër një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje (VV).

Dedaj për Expose, prodhim i GazetaBlic e ka konsideruar situatën në Kuvend të Kosovës si një pasqyrë të frustrimit të thellë të deputetëve të opozitës, duke shtuar se pritjet e qytetarëve janë thyer dhe se ky është një moment i vështirë për ata që kanë marrë besimin për të zhvilluar shtetin.

“Unë i arsyetoj deputetët e opozitës sepse janë frustuar. Këto pritje janë fyese edhe për vetë deputetët, sepse ata e kanë marrë besimin e qytetarëve për të zhvilluar shtetin e Kosovës, por po ndodh e kundërta. Ka mundësi që ndonjë deputet, nga frustrimi, të ketë mendime të ndryshme nga partia dhe është krejtësisht demokratike,” tha Dedaj.

Megjithatë, Dedaj nuk ka ngurruar të theksojë se opozita duhet të qëndrojë e bashkuar dhe të kërkojë largimin e Kryeministrit Albin Kurti.

“Opozita duhet të krijojë front të përbashkët dhe Albin Kurti të shkojë në shtëpi, sa më shpejt që shkon në shtëpi aq më mirë për Kosovën.

Intervista e plotë:

Të ngjashme

Të fundit