Ish ambasadori Gjergj Dedaj ka thënë se Kurti dhe Osmani, për këtë mandat shkatërruan themelet e shtetësisë së Kosovës dhe rrezikuan të ardhmen euro-atlantike të Republikës së Kosovës!
Në njē postim nē Facebook, Dedaj ka thënē se këta dy si antiamerikan dhe antieuropian, janë shkaktar të pëqarjeve politike në Kosovë, të atyre ndërshqiptare në rajon dhe tronditen themelet e miqësisë me SHBA, NATO dhe BE!
Postimi i plotë:
Narcisët, populistët dhe demoluesit e Republikës së Kosovës!
Kurti dhe Osmani, për këtë mandat shkatërruan themelet e shtetësisë së Kosovës dhe rrezikuan të ardhmen euro-atlantike të Republikës së Kosovës!
Këta dy si antiamerikan dhe antieuropian, janë shkaktar të pëqarjeve politike në Kosovë, të atyre ndërshqiptare në rajon dhe tronditen themelet e miqësisë me SHBA, NATO dhe BE!
Këta bartin përgjegjësi politike dhe juridike për gjendjen dhe poziten ndërkombëtare të Kosovës nën sanksione, si më e brishta, më e rrezikuara dhe më e rënda, që nga lufta e fundit në Kosovë!