10.9 C
New York
Thursday, May 22, 2025

Buy now

Dedaj: As sot s’pritet rezultat në seancë, ‘regjimi populist’ i Kurtit s’dëshiron zgjidhje dhe normalitet institucional!

- Advertisement -

 

Sot pritet të mbahet seanca e a19-të me radhë për konstitumin e Kuvendit.

Albulena Haxhiu vazhdon të jetë propozim i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare Kuvendi pavarësisht votës kundër që po vjen në vazhdimësi nga opzoita.

Ish-ambasadori i Kosovës në RMV, Gjergj Dedaj, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” tha se nuk pret rezultat as sot në seancë.Dedaj e cilësoi pushtetin e Kurtit si ‘regjim populist’ ku sipas tij i njëjti nuk dëshiron zgjidhje dhe normalitet institucional si dhe funksionim demokratik të shtetit të Kosovës.

“As në përpjekjen e 19-të me kandidaten Albulena Haxhiu nuk pritet ndonjë rezultat i tejkalimit të bllokadës dhe ngërçit politik të krijuar nga vetë LVV dhe lideri i saj, deputeti Albin Kurti i cili dhunshem e kundërligjshem e ka uzurpuar ndërtesen e qeverisë dhe poziten e humbur të kryeministrit tashme ilegal.Ky regjim populist nuk dëshiron zgjidhje dhe normalitet institucional dhe funksionim demokratik të shtetit të Kosovës, për të cilin shtet dhe pavarësi, LVV dhe satelitët rreth saj nuk kanë asnjë meritë në shtet formimin dhe shtetndertimin e Kosovës, pos rrenimit dëmtimit të partneritetit Euroatkantik, izolimit dhe sanksionimit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës” deklaroi Dedaj.

Sipas ish-ambasadorit Dedaj nuk është e rastësishme që partitë si PDK, LDK dhe AAK janë të irituara dhe nuk pranojnë të bashkëqeverisin me asnjë kusht me LVV-në.

“Prandaj, nuk është e rastësishme që partitë shtetformuese si PDK, LDK dhe AAK janë të irituara dhe nuk pranojnë të bashkëqeverisin me asnjë kusht me një subjekt i cili e ka dëmtuar dhe dështuar si kurë më parë shtetin e Kosovës” tha Dedaj në intervistën e dhënë për “Gazeta Blic”

Të ngjashme

Të fundit