22.1 C
New York
Monday, September 8, 2025

Buy now

Dedaj: Albin Kurti po mendon se është “baba” i Kosovës

- Advertisement -

Gjergj Dedaj, ka kritikuar ashpër Albin Kurtin, duke thënë se ai po tenton të rishkruajë historinë e Kosovës dhe të krijojë një “Republikë të Tretë” që nuk ka lidhje me vlerat e shtetndërtimit të Kosovës.

Dedaj tha se Kurti, duke mos qenë pjesë e proceseve historike si Konferenca e Rambujesë, Planin e Ahtisarit dhe shpalljen e Pavarësisë më 17 shkurt 2008, po e vuan shpirtrisht mungesën e pjesëmarrjes në ato momente të rëndësishme.

“Albin Kurti, ish-kryeministër dhe deputet i Kuvendit të Kosovës, duke qenë i ngarkuar nga ndjenja e të mos qenurit pjesë e lirisë dhe e pavarësisë së Kosovës, duke përfshirë periudhën e para luftës, luftën heroike të UÇK, Konferencën e Rambujesë, planin e Ahtisarit dhe atë të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës nga presidenti Thaçi më 17 shkurt 2008, vuan shpirtërisht dhe moralisht se nuk ka qenë pjesëmarrës në proceset historike dhe as në pavarësinë dhe shtetformimin e Kosovës”.

Ai e akuzoi Kurtin për politikat e tij populiste dhe staliniste, që po e çojnë vendin në një drejtim të pasigurt dhe anti-perëndimor.

“Nuk është rastësi që me ardhjen e tij në pushtet, në vitin 2020, me politikat e tij fataliste, populiste dhe staliniste, po tenton ta rishkruajë historinë e cila tashmë është shkruar në mungesë të tij, dhe ka ndodhur para ardhjes së tij të dhunshme në pushtet”, shtoi Dedaj për Blic.

Sipas Dedajt, koncepti i Kurtit për “Republikën e Tretë” është një tentativë për të rrezikuar rrugën e Kosovës, duke e futur vendin në një kënetë të botës staliniste dhe diktatoriale.

Ai shtoi se për të parandaluar këtë rrezik, Albin Kurti duhet të largohet nga pushteti dhe të mos votohet më si kryeministër i Kosovës.

“Prandaj, edhe koncepti i tij anti-Kosovë për “Republikën e Tretë” është pjesë e agjendës së tij të çmendur politike, duke menduar vërtetë se është “baba” i Kosovës, siç e quajnë “analfabetët funksionalë” dhe elektorati dështak jopolitik. Kurti, me gjasë, është në mision dhe agjendë të rrezikshme të dyfishta dhe të dyshimta politike. Ai me dashje po harron se Republikën e Kosovës e kanë njohur mbi 115 shtete demokratike të botës, kurse “Republikën e Tretë” të Kurtit ka gjasa ta njohin Serbia, Rusia, Kina, Koreja e Veriut, Venezuela dhe ndonjë vend tjetër anti-perëndimor dhe diktatorial, siç pretendon Kurti të rreshtojë edhe Kosovën në kënetën e botës staliniste, të krimit, korrupsionit, diktaturës dhe stalinizmit”, tha ai.

“Prandaj, për t’u parandaluar kjo aventurë e rrezikshme e Albin Kurtit, ai duhet të largohet nga pushteti dhe nuk duhet, me asnjë kusht dhe në asnjë rrethanë, të votohet për kryeministër të Republikës së Kosovës”, shtoi ai.

Të ngjashme

Të fundit