Në një postim në rrjetet sociale, Dedaj ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se ai nuk i ka votat për ta konstituar as Kuvendin dhe as Qeverinë.
“TË HIQEN MASAT E DHUNSHME NË KUVENDIN E KOSOVËS! Shoku Albin nuk i ka votat as për Kuvend dhe as për Qeveri! ‘Rrena i ka këmbët e shkurta!’ Si njeri që jep çdo gjë, madje edhe shokët dhe shtetin për pushtet, ai ndonëse u bë deputet, nuk po i liron zyrat, privilegjet dhe asetet e kryeministrisë, si me ia pas lënë trashëgimi baba Zaim,” ka shkruar Dedaj.
Ai ka akuzuar Kurtin se po e mban peng Kuvendin për ta zgjedhur Albulena Haxhiun kryetare, edhe pse sipas tij nuk i ka votat e mjaftueshme, shkruan Gazeta Infokus.
Në fund, ai i ka bërë thirrje Kurtit që të tërhiqet dhe t’i hapë rrugë institucioneve që të funksionojnë lirshëm.
“Një ditë edhe rrenat më profesionale dalin në shesh, shoku Albin. Ka ardhë koha të ikni dhe ta leni Kosovën të marrë frymë lirshëm dhe Kuvendi të nxjerrë ligje e jo të mbetet peng i uzurpimit dhe masave tuaja të dhunshme, shoku Albin!”, përfundon Dedaj./Gazeta Infokus