Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti pranoi se Asociacioni është pjesë e marrëveshjes së Ohrit.
“Albin, ke genjy dhe nuk ke legjitimitet për zajednicën! IK NË SHTËPI – GO HOME!”, ka shkruar Dedaj në Facebook.
Ai ka theksuar tutje se: “Nëse cilido lider merr votën dhe besimin qytetar, duke premtuar se nuk do t’a bëjë ‘zajednicën’ apo çfarëdo teme tjetër, ai lider kur i merr votat pikërisht e bënë atë të cilen e ka kundërshtuar me dhunë duke premtuar se nuk do ta bëjë, më e pakëta ai ose ajo DORËHIQET sepse nuk ka legjimitet qytetar!”, ka shkruar Dedaj.