Njohësi politikës, Ilir Deda ka shkruar për situatëne krijuar dje pas dështimit të seancës konstituive.

Deda përmes një postimi në lloagrinë e tij në Facebook, ia ka sqaruar Vetëvendsjes se ligji për Qeverinë që e kanë shkruar vetë parasheh që pas dorëheqjes së ekzekutivit, ata do të zëvedësoeshin nga zv. ministrat që nuk janë deputetë.

Postimi i plotë:

Debakli në Kuvend, dhe drama pasuese, lehtë do të evitoheshin me NJË rresht, si më poshtë:
“Në përputhje me nenin 22 të Ligjit për Qeverinë dhe nenit 72 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, jap dorëheqje nga pozita e [ …] të Qeverisë së Kosovës.”
Letrat me përmbajtje të këtij teksti do të publikoheshin dhe të dërgoheshin në Kuvend si informatë.
Kjo informatë do t’i bashkangjitej raportit të Komisionit ad hoc për verifikim të mandateve, dhe ky raport do të aprovohej në Kuvend.
Qeveria nuk do të mbetej pa udhëheqës. Besnik Bislimi do të bëhej u.d i Kryeministrit në detyrë, ndërsa zv. Ministrat që nuk janë deputet do të bëheshin u.d të ministrave në detyrë. Kështu e thotë Ligji mbi Qeverinë.
Krahasimet me situatat në vitet 2014, 2017 apo 2021 nuk qëndrojnë. Vet jeni krenu me Ligjin mbi Qeverinë, respektojeni tash.
Mësim për të gjithë të zgjedhurit – në të ardhmen keni kujdes se çfarë ligjesh i votoni në Kuvend. Sepse lehtë mund përfundohet në situata si dje, të cilat na dëmtojnë të gjithëve.