-2 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

Deda: Viti 2025 ka me qenë i rëndë nëse vazhdojmë me kokëfortësi

- Advertisement -

Opinionisti Ilir Deda tha se Kosovën, në vitin 2025 e presin pesë sfida.

Në Rubikon të Klan Kosovës, ai tha se përpos që viti i ardhshëm do të jetë vit zgjedhor, ai tha se problem kyç do të jetë edhe çështja e Asociacionit, dhe dërgimi i draft-statutit të tij në Kushtetuese.

Po ashtu, ai përmendi edhe administratën e re Trump në ShBA, e cila tha se Kosovës do t’i japë vetëm një mundësi për zgjidhje të problemeve.

“Unë i shoh pesë sfida apo mundësi për vendin tonë. E para, i gjithë viti 2025 do të jetë vit zgjedhor, dhe partitë politike do të mendojnë vetëm për zgjedhje. E dyta, nëse dëshiron të kesh gjithëpërfshirje në zgjedhje në gjysmën e dytë të vitit, Asociacioni duhet të çohet në Kushtetuese, përndryshe serbët nuk marrin pjesë, gjë e cila mund të na sjellë problem edhe më të madh më 2025. E treta ka të bëjë me administratën e re Trump, e cila nuk do të ketë ledhatime as për Kosovën, as për Serbinë. Ata duan t’i përmbyllin çështjet e hapura dhe aty ka një mundësi të diskutimit: një shans e ke. Unë kam frikë se Kosova jonë kështu si është, ose nuk është e vetëdijshme, ose nuk do të punojë mjaft, ose duhet të punojmë ne që mundemi me të tjerët, me parti, që të shfrytëzohet kjo mundësi, sepse mund të jetë mundësi ose humbje për neve”.

“Dhe i kemi dy që lidhen me Evropë: nëse nuk anëtarësohemi më 2025 në Këshill të Evropës, nuk e di kur mundemi. Dhe e dyta, nëse nuk hiqen sanksionet e BE-së, nëse nuk bëjmë gjithçka çka po kërkohet nga ne deri në pranverë, ato kanë me mbet më gjatë. Në këtë aspekt është vit shumë sfidues nëse ka vazhdimësi të mendësisë qeverisëse siç është tash, që është nuk dua kurrfarë diskutimi dhe është vetëm si dua unë ose hiç. Ose nëse ka qeveri më të gjerë, nëse është LVV me dikë tjetër, duhet sa më shpejt të merren vendimet që janë para nesh që 2025-ta t’i tejkalojmë me sukses këto pesë sfida dhe që të bëhet vit më i suksesshëm. Nëse vazhdohet me kokëfortësi, do të jetë vit shumë i rëndë me pasoja afatgjata të rënda”, tha Deda.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit