Ilir Deda, analist politik, shprehu shqetësimin për mungesën e një programi ambicioz zhvillimor në Kosovë.
Duke reflektuar për kohën e tij me Vetëvendosjen midis 2014 dhe 2016, Deda tha se ndërsa partia u përpoq të miratonte një qasje më social-demokratike gjatë asaj periudhe, Kosovës ende i mungon vizioni përparimtar për ndryshim dhe mirëqenie.
“Vetëvendosja nuk ka pasur kurrë program ambicioz zhvillimor. Unë flas për dy vjet që kam qenë në Vetëvendosje, 2014-2016.2014-ta, ka qenë kohë kur Vetëvendosja është munduar të reformohet, kur kanë dalë me një program pak më shumë sa ma socialdemokrat që është e mundshme. Kosovës kronikisht i mungon vizioni përparimtar për ndryshim dhe mirëqenie, unë po flas deri tash”, tha ai në “Rubikon”.