12.9 C
New York
Monday, October 13, 2025

Buy now

Deda: Propaganda nuk kalon më në Kosovë

- Advertisement -

Analisti politik Ilir Deda ka thënë se në këto zgjedhje lokale qytetarët treguan se propaganda nuk kalon.

Ai ka theksuar se Qeverisë në detyrë të Albin Kurtit i ka dështuar propaganda.

“Këta janë të njëjtit njerëz që kanë dalë edhe më 9 shkurt — atëherë kemi pasur edhe diasporë shumë të madhe.”

“Nën një, po shihet se ku qëndrojnë partitë politike, dhe nën dy, a lejojnë qytetarët që t’i tërheqin për hunde? Ajo që është treguar është se këto propaganda, rritja e asistencës sociale nga Qeveria, ka dështuar.”

“Kjo tregon se ky vit i mbrapshtë ka lënë shenjë tek njerëzit — propaganda më nuk kalon në Kosovë. E pamë Albinin që u mundua të bëhet pozitiv në këtë fushatë, por e pamë dje në Mitrovicë: i doli e keqja,” tha Deda në Klan Kosova.

Të ngjashme

Të fundit