18.1 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Deda për deklaratën e Aliut se Kosova është shtet i përkohshëm: I ka bërë dëm Kurtit, Osmanit e qeverisë së vet

- Advertisement -

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Ilir Deda, ka folur mbi deklaratën e ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili ditë më parë tha se Kosova është shtet i përkohshëm.

Deda tha se Aliu i përket rrymës politike e cila është për bashkim kombëtar, por si ministër i Qeverisë së Kosovës nuk është dashur ta bëjë një deklaratë të tillë.

“I ka bërë dëm së pari qeverisë së vet, se pse të kërkon pra qeveria njohje, anëtarësim në organizata ndërkombëtare, në NATO e Këshill të Evropës nëse ti mendon që je i përkohshëm”.

“Shumë më shumë i ka bërë dëm Albinit, Vjosës e të gjithë qeverisë e edhe pozitës në të cilën gjendet Kosova, por është bindje e tij. Tash, ai duhet të vendosë vet se si duhet të vazhdojë. Pas asaj deklarate s’është dashur të sillet sido, sepse edhe serbët në Kosovë të dalin e të thonë që ‘Kosova është shtet i përkohshëm’, ‘Kosova është Serbi’ e gjëra të tilla”, tha Deda në Rubikon në Klan Kosova.

Deda më tutje tha se në deklaratën e Aliut se Kosova është shtet i përkohshëm s’ka parë logjikë.

“Në këtë situatë kur thua se dua njohje prej Serbisë, pesëshes evropiane, dua me qenë anëtar i BE-së, NATO-s e në organizata të tjera, dhe vetëm njohja eksplicite me Serbinë e bën paqen në Ballkan, atëherë çka po të duhet kjo deklaratë me u dhënë”, tha ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit