Analisti politik Ilir Deda ka thënë në Rubikon të Klan Kosova se Kosova ka shkuar deri në atë shkallë të çmendurisë, saqë sipas tij, ajo po mendon se ShBA-të dhe bota i kanë borxh.
“Ne po sillemi sikur Amerika na ka borxh, domethënë aq është çmendur Kosova, saqë mendon se krejt bota diçka i ka borxh”, tha Deda .
Deda ka shtuar tutje se Kosova nuk është ende 100 për qind e konsoliduar dhe se për një pjesë të botës jemi territor problematik.
“Hapat në krijimin e qeverisë së ardhshme, apo në moskrijimin e qeverisë së ardhshme, kanë me e tregu se sa është Kosova me të vërtetë e qëndrueshme. Ne jemi vendi i vetëm në botë që nuk jemi shtet 100 për qind i konsoliduar ndërkombëtarisht, për gjysmën e botës ne jemi territor problematik”. – tha ai.