23.5 C
New York
Friday, August 8, 2025

Buy now

Deda: Ne po prodhojmë liderë të fiksuar me rolin e tyre në histori, të cilin s’do ta kenë kurrë

- Advertisement -

Opinionisti Ilir Deda, ka deklaruar se për shkak të mendjevogëlsisë shumë lider shqiptarë, janë të obsesionuar për të pasur rolin e tyre në histori. Kjo sipas tij vjen si pasojë e bllokimit mental siç e ka quajturi ai, dhe izolimit brenda vetes.

Për më tepër, Deda tha se Kosova është vendi i vetëm në Ballkan që nuk ka referencë me kënd do të matet, e as se ku dëshiron të arrijë.

“Na po prodhojmë liderë të cilët janë të obsesionuar me rolin e tyre në histori, e s’do ta kenë rolin e tyre në histori kurrë. Sepse është mendjevogëlsi, vend i vogël e mendërisht të izolum. Mentalisht na jemi të bllokuar, nuk shohim botë, nuk shohim rajon, shohim veç Kosovë. Na nuk kemi as pikë reference. Kosova është vendi i vetëm në Ballkan që nuk ka referencë me kënd don të matet, lidhet të arrijë”.

“Kemi mbet kështu prej Podujeve në Prizren, e prej Peje në Kaçanik. S’mundesh me qenë referencë e vetes tënde sepse je i pazhvilluar. Pse Kosova është tjetër prej vendeve të Ballkanit, për shkak të protektoratit ndërkombëtar. Por të mos kishte protektorat ndërkombëtar nuk do të kishte as media të lira, as asnjë institucion të pavarur”, tha Deda.

 

Të ngjashme

Të fundit