17.1 C
New York
Sunday, April 20, 2025

Buy now

Deda me propozim: Votat e deputetëve ministra të çohen në Kushtetuese

- Advertisement -

Analisti politik, Ilir Deda, e ka komentuar bllokadën e krijuar për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit.

Deda tha se krejt e dinë se Lëvizja Vetëvendosje është pozicionuar gabim dhe se të njëjtit po e shkelin ligjin.

“Tash me mbet në diskutimin se i ka 59 apo 61 numra nuk bën të jetë pjesë e diskutimeve serioze. A ka iniciativë politike në këtë vend për këtë vend, për këtë Kosovë dhe cila është ajo iniciativë, nuk po dimë, nuk po dëgjojmë. Reduktimi i inciativës politike në procedurë, nuk është politikë as nuk lidership, nuk është kurrgjë hiç”.

“Sot dhe pardje, i shohim shumicën e partive duke u sjellur si opozitë, nga Vetëvendosja deri te AAK-ja. Kur e sheh në përgjithësi, është turp i madh për Kosovën. Nuk e dinë cilin vendim më të vështirë do ta marrësh dhe tash ke rënë në këtë pikë”, tha Deda në Rubikon në Klan Kosova.

Tutje, ai tha se tri partitë opozitare të deridjeshme po e mbrojnë kushtetushmërinë e Kosovës, teksa dha edhe një propozim se si të ecej tutje.

“PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja po e mbrojnë kushtetushmërinë e Kosovës. Subjektet politike duhet të japin përgjegjësi. Unë po të isha deputet, kisha thënë se po ecim përpara dhe do t’i dërgojmë në Gjykatë Kushtetuese”, tha ai.

Të ngjashme

Të fundit