26.3 C
New York
Sunday, August 24, 2025

Buy now

Deda me kritika për PDK e AAK pas zhvillimeve në Kuvend: Mos thoni asgjë ose përmbajuni zotimeve

- Advertisement -

Ish-deputeti Ilir Deda ka reaguar pas votimit për kryeparlamentar në Kuvendin e Kosovës, duke kritikuar qasjen e partive opozitare, PDK dhe AAK-së.

Sipas tij, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) nuk i qëndroi besnike zotimit publik se do ta mbështeste “çdo kandidat që nuk ka qenë ministër”.

“Kur pozicioni partiak është ‘e votojmë ÇDO kandidat që nuk ka qenë ministër’, atëherë e voton bash ÇDO kandidat. PDK sot shkeli zotimin publik të përsëritur me dhjetëra herë”, ka shkruar Deda.

Ai shtoi se edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do të kishte mundësi ta mbyllte këtë çështje, sikurse bëri deputeti i saj, Bekë Berisha.

“AAK njejtë ka mujtë me e përfundu këtë sagë të turpshme duke votu njejtë si deputeti i tyre Bekë Berisha”.

“Sot kishte përfundu hapi i parë për konstituim të Kuvendit. Ose, ma mirë thuani ‘duam konsultime me VV për votën për’. Ose mos thuani asgjë hiq, por përmbajuni zotimeve tuaja”, ka shkruar Deda në Facebook.

Të ngjashme

Të fundit