21.3 C
New York
Friday, June 27, 2025

Buy now

Deda: Kushtetuesja tha se s’ka imponim por bashkëpunim e marrëveshje për konstituim

- Advertisement -

Analisti politik, Ilir Deda, u shpreh se me vendimin e saj në lidhje me konstituimin e kuvendit, Gjykata Kushtetuese tha se s’ka imponim por bashkëpunim e marrëveshje për ta konstituuar kuvendin.

Sipas tij, me këtë vendim, Kushtetuesja tha se s’ka ndërrim të mënyrës së votimit dhe s’ka “çare pa u konstituu kuvendi brenda 30 ditësh (e çka nëse nuk konstituohet?”.

“E tash, masi që Gjykata e tha atë që e kemi thënë shumë prej nesh, a ka ndonjë kërkim falje prej partisë më të madhe që e tërhoqi për hundësh një vend të tërë me muaj? Apo, kurrgjë kurrkujt?”, tha Deda.

Tutje, Deda u shpreh se vendit i duhet një shkundje e rëndë, e atillë që e normalizon njëherë e përgjithmonë.

Të ngjashme

Të fundit