13.1 C
New York
Monday, October 27, 2025

Buy now

Deda: Kurti sulme e shantazh ndaj LDK-së, PDK-në e partitë tjera i trajton si armiq, veç polarizimin e ka zgjidhje

- Advertisement -

Analisti Ilir Deda, thotë se Albin Kurti po shantazhon e sulmon LDK-në, ndërsa PDK-në e partitë e tjera i trajton si armiq, vlerëson ai.

Andaj sipas tij, Kurti veç polarizimin e ka zgjidhje.

Reagimi i plotë:

Reflketimi i domosdoshëm, por si po duket i pamundshëm, do të kishte rezultuar me këto mesazhe sot:

– Kërkim falje votuesve të koalicionit më të madh për gabimin në llogaritje që e kanë shumicën parlamentare;

– Pranimin e përgjegjësisë për pamundësinë e ndërtimit të koalicionit qeverisës, dhe mësime të nxjerra nga strategjia zgjedhore “gjithçka apo asgjë”;

– Zotim për fund të gjuhës polarizuese dhe përkushtim për një fillim të ri;

– Zotim se do t’ua shtrijë dorën për bashkëpunimin të gjitha partive pas zgjedhjeve në dhjetor, sidomos për sigurimin e shumicës së domosdoshme për votimin e një presidenti unifikues;

– Ftesë të gjitha partive politike që të dakordohen për miratimin e buxhetit për vitin 2026, duke i miratuar edhe kërkesat e tyre, dhe për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, që vendi mos të zhytet më thellë në krizë.

Por jo, vazhdon me sulme e shantazh ndaj LDK-së, dhe vazhdon t’i trajtojë partitë e tjera – si PDK – për armiq!

A e din që këto parti janë të popullit të njëjtë me të tijën?

Dhe, në vend të reflektimit që do t’ia shihte hajrin e gjithë Kosova, tregon që veç polarizimin e ka zgjidhje, përsëri me strategjinë e dështuar “gjithçka apo asgjë”.

Postimi i plotë:

Të ngjashme

Të fundit