21.5 C
New York
Wednesday, April 30, 2025

Buy now

Deda: Kosovës edhe sivjet i ka ikur treni për KiE

- Advertisement -

Analisti politik Ilir Deda, e ka kritikuar ashpër zvarritjen e formimit të institucioneve të Kosovës.

Deda në Rubikon të Klan Kosovës tha se për këtë bllokadë Kosova do ta paguajë një çmim shumë të madh.

Ish-deputeti shtoi se edhe sivjet “është humbur treni për anëtarësim në Këshillin e Evropës”.

“Në vitin e ardshëm ne nuk e dimë se si do të jetë konstalacioni politik në shtetit të cilat duhet të na përkrahin. Shtetet që na kanë njohur nuk e kanë për obligim me na përkrahë, nuk e dimë cilat do të jenë kushtet, nuk e dimë se si do të jetë bota. Ndryshimet po shihet se nuk janë në favor të Kosovës, sidomos kur ke një qeveri të paaftë në Marrëdhëniet Ndërkombëtare”, deklaroi Deda në Klan Kosova.

Të ngjashme

Të fundit