5.6 C
New York
Tuesday, April 8, 2025

Buy now

Deda: Kosova po i legalizon institucionet paralele me rregulloren për valutat

- Advertisement -

Opinionisti Ilir Deda ka thënë se me lejimin që punonjësit e institucioneve paralele të Serbisë në Kosovë të marrin paga në euro nga Serbia nëpër xhirollogaritë bankare të Kosovë, po bëhet legalizimi i këtyre institucioneve.

Në Rubikon të Klan Kosova, ai tha se ato struktura duhet të zhbëhen.

“Po flasim për jetën e njerëzve. Nuk mendoj se dikush mundet me përkrah që ta shoh një popull të tërë i cili nuk e di a e merr pagën, pensionin, ndihmën sociale, e pret të parin e muajit dhe nuk ka komunikim me ta. Si mund të bëhet kjo punë? Qeveria prapë po jep zgjidhje të thjeshta që s’janë zgjidhje të plota, dhe mendoj se s’janë të menduara mirë sepse do të ketë implikime të mëtutjeshme. Ku ne e shohim menjëherë reperkusionin e një mosbesimi të ndërsjellë mes Kosovës dhe Perëndimit është që nuk ka më përkrahje për Kosovën në arenën ndërkombëtare, e kanë thënë ShBA, por ne nuk i marrim seriozisht, sepse Kosova nuk ka pjekuri politike kolektive ende. Nën dy, edhe nga BE dhe nga ShBA u ndryshua terminologjia. ShBA thotë për institucionet paralele që i quajmë ne, thonë ‘institucione të përkrahura nga Serbia’, BE-ja thotë ‘Institucionet e administruara nga Serbia’, OSBE thotë ‘institucione të drejtuara nga Beogradi’.

“Nëse një mësimdhënës e mjek që punon në institucion paralel, shkon në bankë të Kosovës dhe hap xhirollogarinë. Transferi vjen nga Serbia në euro. Por, ti po i legalizon ato institucione, nëse po do t’i përfshish. Kurse legalizimi bëhet nëpërmjet dialogut në Bruksel, sepse ato duhet të zhbëhen. Gjithmonë ka qenë ideja që këto të legalizohen përmes marrëveshjes për Asociacion”, deklaroi Deda.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit