Sipas opinionistit Ilir Deda, skena politike në Kosovë po vazhdon të jetë e ngulfatur nga temat që lidhen me Serbinë dhe Listën Serbe, edhe pse vendi po hyn në dekadën e tretë të lirisë.
Duke folur në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Deda vlerësoi se, gjatë gjithë vitit 2025, çështjet që lidhen me komunitetin serb dhe subjektet politike të tij kanë dominuar diskursin publik.
“A e dini çka mua më ka shoku, është viti 2025, ne jetojmë të lirë që 26 vjet, qysh është e mundur një skenë politike dhe një popull i tërë të merret me Serbinë, me Listën Serbe dhe krejt çka ka të bëj me serbë të jetë qendra e debatit politik gjatë gjithë vitit 2025”, u shpreh ai.






